
00:00 / 24.11.2020
Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës
Salih Mustafës i është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Judge Nicolas Guillou, përmes njoftimit zyrtar.
Për Mustafën thuhet se rasti i tij mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm nga paraburgimi.