Xhiro e 14 e Superligës së Kosovës hapet sot me këto dy ndeshje
BKT
Sport

Xhiro e 14 e Superligës së Kosovës hapet sot me këto dy ndeshje

Me fillim nga ora 13:00, Arbëria do të ballafaqohet me Gjilanin. Vendasit përkundër se e filluan furishëm sezonin, kanë pësuar rënie drastike dhe tani ndodhen në pjesën e poshtme të renditjes tabelare, kurse Gjilani renditet në vendin e tretë me 23 pikë dhe kërkon tre pikë të reja nga ky ballafaqim.

Në po të njëjtin orar, ballafaqohen edhe Drita me Feronikelin, ku vendasit kërkojnë vetëm fitore për të qëndruar në hap me liderin e tabelës, Ballkanin.Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me ndeshjet e para të xhiros së 14-të, raporton KosovaPress.

Me fillim nga ora 13:00, Arbëria do të ballafaqohet me Gjilanin. Vendasit përkundër se e filluan furishëm sezonin, kanë pësuar rënie drastike dhe tani ndodhen në pjesën e poshtme të renditjes tabelare, kurse Gjilani renditet në vendin e tretë me 23 pikë dhe kërkon tre pikë të reja nga ky ballafaqim.

Në po të njëjtin orar, ballafaqohen edhe Drita me Feronikelin, ku vendasit kërkojnë vetëm fitore për të qëndruar në hap me liderin e tabelës, Ballkanin.