Mbi 100 kompani dhe institucione në Panairin e Punës dhe Karrierës

Mbi 100 kompani dhe institucione në Panairin e Punës dhe Karrierës

Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës 2020 do të mirëpresë një numër të madh të kompanive dhe institucioneve të cilat do të ofrojnë mundësi punësimi, punë praktike dhe karriere në fusha të ndryshme.

Rrahim Trepça nga GIZ, tha se Panairi organizohet për të pestin vit me radhë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, GIZ Kosovo, Universiteti i Prishtinës“Hasan Prishtina” dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

"Këtë vit organizohet në mënyrë virtuale," tha ai sot në RTK.

Sipas tij në kuadër të panairit do të mund të informoheni edhe për mundësitë e ndryshme për bursa, trajnime dhe seminare.

"Mbi 100 kompani dhe institucione pjesëmarrëse po përgatiten të prezantojnë ofertat e tyre për vende pune, mundësi për bursa, trajnime dhe seminare në një format komplet të ri.
Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës përfaqëson një burim të mundësive për zhvillimin e karrierës për qytetarët e Kosovës. Këtë vit, në përshtatje të situatës pandemike në vend, panairi organizohet në formë virtuale , tha ai 

Autor: RTKlive