Hoti: Shpejt dihet emri i presidentit të ri ose data e zgjedhjeve!

Hoti: Shpejt dihet emri i presidentit të ri ose data e zgjedhjeve!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, tha se sa i përket zgjedhjes së presidentit janë vetëm dy opsione, ai i një emri të përbashkët me dakordim të partive politike, ose shkuarja në zgjedhje.

“Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka ka dakordim për zgjedhjen e presidentit, të cilën gjë shpresoj se do ta bëjmë së shpejti. Nëse ka dakordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët. Këto janë dy rrugë kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe në muajt e ardhshëm.

Unë besoj se shpejtë do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”.(Klan)