
11:21 / 24.11.2020
Shqiptohen 726 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 726 gjoba për personat që nuk respektojnë masat antiCOVID-19 që parashihen me Ligjin për pandeminë COVID-19.
Ndërkohë që Institutit Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës (IKSHPK) në raportin e fundit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 645 raste të reja me COVID-19, ndërsa për 24 orëshin e fundit është raportuar për vdekjen e 12 personave nga infektimi me SARS CoV2.