“The Queen’s Gambit” bëhet seriali me shikueshmërinë më të madhe në Netflix

“The Queen’s Gambit” bëhet seriali me shikueshmërinë më të madhe në Netflix

Netflix ka një tjetër kampion në renditje sa iu përket serialeve të kufizuara, pasi “The Queen’s Gambit” ka zënë vendin e parë.

Shërbimi i popullarizuar i transmetimit ka njoftuar se mbi 62 milionë njerëz e kanë shikuar deri më tani këtë dramë, e cila ka grumbulluar më së shumti shikimi se cilido serial i kufizuar në 28 ditët e parë të lansimit.

Netflix nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shikueshmërinë më të madhe të serialeve të kufizuara.

Sipas Deadline, “The Queen’s Gambit” ka zënë vendin e parë të shikueshmërisë në 63 vende, ndërsa është në top 10 serialet më të shikuara në 92 vende.

Anya Taylor-Joy luan rolin e Beth, protagonistes kryesore në serial, një talente shahu e determinuar që të bëhet më e mira në botë, përkundër vartësisë nga droga dhe alkooli që ia rrezikojnë suksesin dhe lumturinë.

Seriali përbëhet vetëm nga shtatë episode dhe ka qenë në dispozicion në Netflix nga data 23 tetor, ndërsa Bill Camp është ndër aktorët tjerë kryesorë. 


MË SHUME NGA Kulturë