06:01 / 25.11.2020
Sot në Komision projektligji për buxhet e rimëkëmbje ekonomike
Komisioni për Buxhet dhe Transfere sot mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Raporti vjetor financiar të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT SH.A. për vitin 2018 dhe 2019;
3. Shqyrtimi i Raportit financiar vjetor i Zyrës Rregullative për Energji për vitin 2019;
4. Shqyrtimi i Raporti vjetor financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2019;
5. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2020;
6. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021;
7. Votimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19;
8. Të ndryshme.
Vendi: C203 Koha: 10:00























