Aktivitet i dendur në sensibilizimin kundër dhunës ndaj gruas
Aktiviteti në formë fushate "16 ditët e aktivizmit", nis sot për nder të shënimit kundër dhunës në baza gjinore, në organizim të UN Women të Kosovës, në bashkëpunim me organizatat tjera, qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare.
Lidhur me këtë rast, në emisionin ”Aktual”, në RTK, morën pjesë znj. Vlora Tuzi-Nushi, shefe e Zyrës UN Women në Kosovë, si dhe Florian Nushi, koordinator Kundër Dhunës në Familje, njëherësh, zëvendësministër i Drejtësisë.
Znj. Vlora Tuzi-Nushi foli për aktivitetin e organizatës që ajo udhëheq, ku, sipas saj, edhe sivjet, sikurse në vitet e kaluara, organizojnë 16 ditët e aktivizmit të fushatës ndaj dhunës ndaj gruas, si dhe në fmailje, ku me 25 nëntor, kur edhe nis shënimi i kësaj date, si datë ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas.
”Ndërkaq në Kosovë, në koordinimin e angazhimeve tona si UN Women, si organizatë kundër dhunës ndaj gruas, kemi organizuar aktivitete, qoftë në nivel vendi, por edhe në nivel lokal, në bashkëpunim me organizatat tjera, psh. Grupit për Barazi Gjinore, ku bëjnë pjesë edhe organizatat tjera ndërkombëtare, vendore dhe donatorët”, deklaroi ajo.
Tutje ajo tregoi për aktivitetin e sotëm, duke shtuar se këtë radhë do të nisim fushatën me moton: Investo, reago, parandalo, mbledh të dhëna, me ç'rast sivjet do ta nisim në Gjakovë aktivitetin e sotëm, me ç'rast do të vizitojmë strehimoren e grave, etj.
Ndërsa, sipas koordinatorit të këtij aktiviteti, zv.ministri i Drejtësisë, Florian Nushi, dhuna në familje, me theks të veçantë ndaj gruas, gjatë periudhës së pandemisë, ka ndikuar në shtimin e dhunës.
“Qëndrimi mbyllur nga pandemia ka ndikuar në ngritje të dhunës në familje, sidomos ndaj gruas, prandaj në bashkëpunim me organizatat tjera, qoftë vendore dhe ndërkombëtare, sikurse UN Women, kemi shtuar aktivitetin që të ndikojmë në parandalimin e rasteve të dhunës në familje, në baza gjinore, etj.”, deklaroi Nushi.
Tutje, Nushi sqaroi procedurën e strehimeve dhe të parandalimit të dhunës në baza gjinore, përmes ligjeve në fuqi, në vendin tonë.
Ndërsa znj. Tuzi-Nushi, foli për databazën e inicuar nga organizata e UNWomen, që, sipas saj, ka një rol të rëndësishëm për evdentimin e dhunës në familje, por edhe në evidentimin e ngecjeve të rasteve në procedure të mëtejshme ligjore.
Si mesazh i përbashkët e këtij aktiviteti kundër dhunës ndaj gruas, doli që dhuna nuk mund të jetë mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndëmjet palëve./RTKLIve























