Osmani paralajmëron shfuqizimin e dekretit për konsullin në Pragë
BKT
Lajme

Osmani paralajmëron shfuqizimin e dekretit për konsullin në Pragë

U.D. e presidentes Vjosa Osmani reagoi pas emërimit të konsullit të përgjithshëm në Pragë duke thënë se është në kundërshtim me praktikat diplomatike të vendeve demokratike, pasi sipas saj, nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë.

Osmani hoqi përgjegjësinë duke thënë se vendimi për emërim të konsullit në Pragë është marrë nga paraardhësi i saj.

“Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë”, shkroi Osmani.

Po ashtu, ajo paralajmëroi edhe shfuqizimin e dekretit për emërimin e konsullit të përgjithshëm në Pragë.

“Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, përfundoi Osmani.


MË SHUME NGA Lajme