Homazhi i Gjermanisë për Maradonën, DFB urdhëron të gjithë klubet

Homazhi i Gjermanisë për Maradonën, DFB urdhëron të gjithë klubet

Vdekja e Diego Armando Maradonës i ka trishtuar të gjithë dhe bota e futbollit ndodhet në zi e vajton humbjen e tij.

Të shumta nderimet për legjendën argjentinase, teksa një vendim ka marrë edhe DFB (Federata Gjermane e Futbollit).

Në Gjermani nuk mund të qëndrojnë pa vepruar dhe kanë vendosur t’i bëjnë homazhe Maradonës në sfidat e fundjavës në kampionat.

Të gjithë skuadrat e Bundesliga dhe të divizionit të dytë të futbollit gjerman, do të zbresin në fushë me shirit të zinj në krahë.

Dy finale Botërori ka luajtur Diego Maradona me Argjentinën e tij ndaj kombëtares së Gjermanisë.

Të parën e fituan latinët në vitin 1986, teksa katër vite më vonë triumfuan “Pancerat” në Romë.