Hoxhaj: Djemtë dhe vajzat e FSK-së janë nderi dhe krenaria e shtetit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, në Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se djemtë dhe vajzat e FSK-së janë nderi dhe krenaria e shtetit.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se Kosova ka Ushtrinë që me profesionalizëm e krenari i shërben vendit e qytetarëve, të cilët falë saj ndjehen edhe më të sigurt.
"Kosova ka Ushtrinë që me profesionalizëm e krenari i shërben vendit e qytetarëve, të cilët falë saj ndjehen edhe më të sigurt.
Djemtë dhe vajzat e FSK-së janë nderi dhe krenaria e shtetit, në shërbim të sigurisë, lirisë, paqes dhe vlerave multietnike të vendit tonë sovran.
Duke festuar këtë arritje të madhe, konsolidimin e FSK-së, ne zotohemi të punojmë edhe më shumë për t’iu bashkuar aleatëve tanë në NATO", ka shkruar Hoxhaj.























