22:49 / 27.11.2020
Devijimi i Rashicës rezultoi në gol
Në ndeshjen e xhiros së nëntë ndërmjet Wolfsburgut dhe Werder Bremenit, gati sa nuk shënoi futbollisti kosovar, Milot Rashica.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe një shqiptar, fjala është për Admir Mehmedin i cili startoi që nga fillimi për Wolfsburgun.
Rashica i cili gjithashtu startoi ndeshjen, pati një paraqitje mesatare dhe u zëvendësua në minutën e 72-të të ndeshjes.
Ylli kosovar deportoi në minutën e 46 të ndeshjes ku më pas goditja e tij u devijua nga mbrojtësi amerikan Brooks, që përfundoi në rrjetën e Wolfsburgut.
Ky është autogoli i Brooks, me ndihmën e Rashicës.























