Hapen të gjitha qendrat e votimit në Podujevë
Tashmë janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjeve lokale që janë duke u mbajtur në komunën e Podujevës ku gjithsej 87 mijë e 381 votues do të kenë mundësinë e votës në Podujevë.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 87 mijë e 381 votues do të jenë në Podujevë.
Numri i qendrave të votimit në Podujevë do të jetë 45 ndërsa ai i vendvotimeve do të jetë 115.
Ndërsa në shkollën “Naim Frashëri” janë 3390 vetë dhe katër dhoma vendvotime.
Skender Haxhiu, menaxher i qendrës së votimit “Shkolla Naim Frashëri” tha se gjithçka shkuar në rregull sa i përket procesit të hapjes së vendvotimit.
“Në qendrën e votimin te shkollën ‘Naim Frashëri vendvotimi është hapur me kohë dhe i kemi të regjistruar që do të marrin pjesë në votim 3390 votues me 4 dhoma vendvotime. Gjithçka ka shkuar në rregull kanë filluar të vijnë votues dhe po presim një mbarëvajtje të procesit zgjedhor”, tha Haxhiu, raporton E.O.
Për qytetin e Podujevës garojnë: Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.























