15:56 / 29.11.2020
Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme
Renditja tabelore e Superligës ka ndryshuar pas dy ndeshjeve të zhvilluara sot.
Drita me fitoren e madh kundër Gjilanit (2-3), ‘kërcënon’ liderin e tabelës, Ballkanin pasi tani ka 30 pikë, vetëm dy më pak se skuadra e Ismet Munishit.
Ngritje në renditjen tabelore, ka bërë edhe Feronikeli që mundi Trepçën ’89. ‘Nikli’ tashmë ka 19 pikë në pozitën e pestë, derisa ‘minatorët’ ndodhen në vendin e tetë me dy pikë më pak.
























