​KQZ: Procesi zgjedhor ka kaluar pa probleme

​KQZ: Procesi zgjedhor ka kaluar pa probleme

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë procesi i sotëm i zgjedhjeve për kryetar komune në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore ka kaluar pa probleme.

Në një konferencë për media ajo tha se janë raportuar një numër i vogël i parregullsive që nuk e cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

Në Komunën e Podujevës gjatë ditës së sotme kanë votuar 40.51% e votuesve, në zgjedhjet e vitit 2017 në ketë komunë kanë votuar 47.7%, ndërsa në Mitrovicën Veriore 39 % , derisa në zgjedhjet e vitit 2017 kishin votuar 37% e votuesve.

Daka ka falënderuar qytetarët që në kushte të jashtëzakonshme me pandeminë Covid-19 kanë dalë të votojnë sot në këto dy komuna.


MË SHUME NGA Aktuale