Zyrtare, stadium i Napolit tani quhet “Stadio Diego Armando Maradona”

Zyrtare, stadium i Napolit tani quhet “Stadio Diego Armando Maradona”

Kryetari i Napolit njoftoi se stadiumi “San Paolo” do të riemërtohet në “Diego Armando Maradona”

Kishte pasur disa versione të planit për të emëruar stadiumin sipas ikonës së Napolit dhe Argjentinës, i cili vdiq të Mërkurën në moshën 60 vjeçare, përcjell KosovaPress..

Ndër të tjerë emra ishin përmendur edhe, “Stadio Comunale Diego Maradona”, ose “Arena Diego Maradona”.

Kryebashkiaku Luigi De Magistris njoftoi këtë mbrëmje përmes faqes së tij zyrtare në Instagram se vendimi është marrë.

"Ka shumë ide të mrekullueshme, por në fund të ditës, emri do të jetë: “Stadio Diego Armando Maradona."

Puna tashmë është në proces për ta riemëruar stadiumin dhe këshilli siguroi që artikujt e vendosur jashtë nga tifozët në një faltore të madhe përfundimisht do të futen brenda dhe do të ruhen në një dhomë të veçantë në arenë.

Midis tyre, një pllakë metalike e bërë nga tifozët që tashmë mban emrin “Stadio Diego Armando Maradona.”