​Rudari: Jemi duke prirë pothuajse në të gjitha vendvotimet

​Rudari: Jemi duke prirë pothuajse në të gjitha vendvotimet

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës Nexhmi Rudari, tha se sipas informacioneve që deri tani kanë janë duke prirë në shumicën e vendvotimeve.

"Presim rezultate të mira, procesi i numërimit është duke vazhduar ende nuk i kemi të dhënat nga terreni. Por sipas informacioneve që i kemi jemi duke prirë pothuajse në shumicën e vendvotimeve dhe shpresoj dhe besoj që kështu do të përmbyllet edhe kjo natë me një fitore në vazhdimësi të LDK-së", tha ai.

Rreth numrit të madh të njerëzve që janë mbledhur në selinë e LDK, Rudari tha se nuk ka qenë në dijeni se do të mblidhen të gjithë këta për t'i dhënë përkrahje.

Rreth mungesës së përfaqësuesve të lartë në seli të LDK-së, ai tha se deri më tash kanë qenë me të anëtarë të kryesisë, deputetë, por e kanë parë të arsyeshme që të largohen derisa në sallë të krijohen kushtet dhe të respektohen masat antiCOVID-19.


MË SHUME NGA Aktuale