22:07 / 29.11.2020
Ahmeti uron Bulliqin dhe VV-në: Porosia e qytetarëve ishte e qartë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
Ahmeti ka uruar Shpejtim Bulliqin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se edhe për mandate të shkurtuar porosia e qytetarëve në këtë komunë ishte e qartë.
"Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!
Suksese në realizimin e programit!", ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.























