Gara ishte mes Veliut e Kurtit, ky po shitet si politikan i pakorruptuar

Gara ishte mes Veliut e Kurtit, ky po shitet si politikan i pakorruptuar

Analisti politik Blerim Latifi, ka thënë se gara e sotme në Podujevë ishte mes Albin Kurtit dhe Agim Veliut.

Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti po përdorë kartën e politikanit të pakorruptueshëm.

“Kot ia përplasin fytyrës shkeljet e abuzimet që zyrtarë të tij i bëjnë herë pas here. Situata e tij është si ajo me Rugovën: njerëzit rreth Rugovës qeverisnin keq, abuzonin, por ai me imazhin e rrënjosur të njeriut të mirë vazhdimisht i fitonte zgjedhjet, derisa nuk e morri vdekja.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gara në Llap nuk ishte midis Bulliqit dhe Rudarit.Ishte midis Kurtit dhe Veliut. Kurti e ka në dorë një kartë me të cilën do t’i mund të gjithë në zgjedhje: imazhin e politikanit të pakorruptueshëm. Dhe derisa nuk e konsumon një mandat në pushtet, ky imazh i tij veç do të vazhdoj të fuqizohet. Kot ia përplasin fytyrës shkeljet e abuzimet që zyrtarë të tij i bëjnë herë pas here. Situata e tij është si ajo me Rugovën: njerëzit rreth Rugovës qeverisnin keq, abuzonin, por ai me imazhin e rrënjosur të njeriut të mirë vazhdimisht i fitonte zgjedhjet, derisa nuk e mori vdekja.


MË SHUME NGA Aktuale