Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Edi Gusia, Kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore. Ajo flet për
FUSHATËN NDËRKOMBËTARE PËR ELIMINIMIN E DHUNËS NDAJ GRUAS, NJË FOND PREJ DY MILIONË EURO PËR AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE.
Kurse Tanita Zhubi, Menaxhere për komunikim, Klubin e Prodhuesve të Kosovës, flet PANAIRIN E BIZNESEVE TË GJELBRA.
Ndërsa Jusuf Islami, Iniciator i maratonës, për
MINIMARATONA VIRTUALE HUMANITARE "VRAPO BABADIMËR".
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton për ÇFARË MOTI NA PRET KËTË JAVË?.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























