Demaj: Në Podujevë ka pasur garë mes dy njerëzve të LDK-së
BKT
Lajme

Demaj: Në Podujevë ka pasur garë mes dy njerëzve të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Frashër Demaj, e ka komentuar rezultatin zgjedhor në Podujevë ku për herë të parë pas 20 vjetësh LDK nuk ka dalur fituese.

Ai tha se Shpejtim Bulliqi karrierën e tij politike dhe pjekurinë e tij politike e ka marrë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ka pasur garë mes dy njerëzve të LDK-së. z. Bulliqi mban ndërresë tjetër por gjithë karrierën e tij politike dhe pjekurinë politike e ka arritur në Lidhjen Demokratike të Kosovës .Dhe kalimi i tij në Vetëvendosje normalisht që mund të ketë reflektim dhe pasoja në një vend të vogël siç është Podujeva”.

Deputeti i LDK-së theksoi se një nga faktorët kryesor për humbjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës është qëndrimi i gjatë në pushtet në këtë komunë.

” Në anën tjetër sipas meje faktori kryesor që ka mundur të ndikojë që LDK-ja ta humb Podujevën, është qëndrimi i gjatë në pushtet. Normale kjo. Një qëndrim i gjatë në pushtet njerëzit duan diçka të re, për shkak se LDK-ja e humb pushtetin lokal në Podujevë”, tha ai ne KK.

Demaj shtoi se LDK duhet ti rikthehet brezit të ri.

Ai tha duhet të ofrohen kualitete të reja.

“Unë mendoj që LDK-ja duhet ti kthehet brezi të ri. Praktikisht që lufta ka përfunduar që 21 vjet dhe ne duhet të ofrojmë kualitete të reja. Të rinjve nuk është se ju intereson fortë e kaluara. Ata duan punësim, duan shkollim dhe duan perspektivë. Mbi këtë bazë është detyrë themelore e LDK-së që ti hapë dyert për brezat e rinj”.


MË SHUME NGA Lajme