Limaj: Pa Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin nuk do të kishte UÇK
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj duke folur për shpalljen e aktakuzave ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dërgimin e tyre në Hagë, ka thënë se disa në Kosovë i janë gëzuar kësaj.
“Disa këtu kanë urrejtje të madhe ndaj UÇK-së, sepse ua ka prishur rahatinë me Jugosllavinë. Ne e dimë që Serbia nuk na fal kurrë, por nuk na falin edhe ata që ua kemi prishur rehatinë. Ata nuk e ndjejnë rehatinë, ata e shajnë shtetin e Kosovës. Është propagandë e financuar dhe dikush i ka hyrë me kazmë dhe po na prek themelet e shtetit. Dikush po i fërkon duart për shkuarjen e atyre në Hagë”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, etj., nuk janë vetëm individ.
“Atje nuk janë vetëm individ, ata janë simbolet e ushtrisë, është njëri që ka dalë për herë të para publikisht në emër të UÇK-së, pra është Rexhep Selimi. Pastaj atje është drejtori politik, themeluesi i UÇK-së, pa këta nuk ishte krijuar UÇK-ja. Unë jam i vonë në UÇK në krahasim me ata”, ka thënë Limaj. /RTKLive/























