14:06 / 01.12.2020
Klosi: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare
Fatos Klosi, ish-Shefi I Shërbimit Informativ Kombëtar, tha se nuk ka dëgjuar që ka pas ndonjë akuzë për njerëzit që kanë marrë pjesë në ndonjë luftë çlirimtare.
"Lufta e UÇK-së ka qenë shumë e drejtë. Nuk e kemi thënë vetëm ne, por këtë e ka thënë gjithë bota demokratike për këtë çështje,", tha ai sot në RTK.
Sipas tij, Serbia është ajo që ka kryer gjenocid në Kosovë dhe këto akuza që sot janë për ish krerët e UÇK-së është dashur të jenë kundër atyre që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve të Kosovës.























