Pasojat më të reja të COVID, infektimi sjell rënie të dhëmbëve

Pasojat më të reja të COVID, infektimi sjell rënie të dhëmbëve

Edhe pas shërimit, COVID-19 lë pasoja tek personat e prekur.

Një nga pasojat më të dëmshme që është vënë re së fundmi është rënia e dhëmbëve. Stomatologët kanë thënë që COVID-19 mund të irritojë mishrat e dhëmbëve përmes inflamacionit dhe ka pasur disa raste të njerëzve që humbin dhëmbët.

Sipas New York Times, një grua humbi një dhëmb këtë muaj pasi ishte testuar pozitivisht për virusin në pranverë.

Sarah Khemili, 43-vjeçarja nga New York, vuri re dhëmbin e saj duke lëvizur para se ta humbte ndërsa hante një akullore.

Raporti gjithashtu detajon rastin e një djali 12 vjeçar i cili humbi një nga dhëmbët e tij të rritur muaj pas një rasti të lehtë të COVID-19.

Ndryshe nga gruaja, e cila kishte një histori të problemeve të dhëmbëve, fëmija ishte i shëndetshëm,.

Mbetet e paqartë nëse humbja e dhëmbit është shkaktuar nga COVID-19 apo nga diçka tjetër, por gjithsesi studimet vijojnë për ta përcaktuar. Mënyra më e mirë për të parandaluar ndërlikimet afatgjata të virusit është parandalimi i infektimit.