Champions, Juve - Dinamo e drejton një grua
BKT
Sport

Champions, Juve - Dinamo e drejton një grua

Stephanie Frappart do të jetë e para grua që do të arbitrojë një ndeshje për UEFA Champions League për meshkuj.

Referja 37 -vjeçarja franceze është përcaktuar të drejtojë ndeshjen mes Juventusit dhe Dinamos së Kievit që do të luhet në “Juventus Stadium” të Torinos, të mërkurën në orën 21.00.  

Frappart është e para grua që ka arbitruar gjithashtu edhe në “Ligue 1” (kategoria më e lartë e futbollit francez), por disa herë ka qënë edhe në UEFA Europa League. Në fakt, UEFA e kishte përzgjedhur edhe si arbiter e finales së Supërkupës evropiane të luajtur në vitin 2019. Megjithatë, të arbitrosh një ndeshje në sezonin e rregullt të Champions League është një tjetër objektiv madhor i arritur nga Frappart.

Kjo nuk do të jetë vetëm një ndeshje që vlen kualifikimin për në raundin tjetër, por do jetë edhe një simbolikë e veçantë që UEFA kërkon të përçojë edhe për femrat në përgjithësi në këtë sport që gjithmonë është titulluar “mashkullor”.

Stephanie Frappart është shpallur arbitrja më e mirë në Botë për vitin 2019 nga Pierluixhi Kolina. Ajo ka marë edhe shumë komplimenta nga personalitete të futbollit për mënyrën se si ka menaxhuar ndeshjet, sidomos Jurgen Klopp pas finales së Superkupës ndaj Çelsit në 2019 ka shpenzuar shumë fjalë të mira për arbitren franceze./RTSH