Te Cagliari nuk heqin dorë nga Nainggolan
BKT
Sport

Te Cagliari nuk heqin dorë nga Nainggolan

Pierluigi Carta u konfirmua në postin e tij si Drejtor Sportiv i Cagliarit, ndërsa në një intervistë për mediat sarde konfirmoi se në janar do të provojë sërish të rikthejë Radja Nainggolan.

Mesfushori belg ishte pranë transferimit te Cagliari edhe në muajin tetor, por gjithçka dështoi, ndërsa Carta pranoi se atëherë nuk ishin kushtet, por në janar gjithçka mund të ndryshojë dhe Nainggolan të veshë sërish fanellën kuqeblu, transmeton Super Sport.

“Ne provuam ta sjellim në tetor, por nuk ishin kushtet e duhura, ashtu siç nuk janë edhe tani, megjithatë besoj se deri në janar gjërat mund të ndryshojnë. Mesfushori është i mirëpritur te Cagliari dhe të gjithë e dinë se çfarë mund të japë në fushë, por në tetor nuk mund të rrezikonim financat e klubit për të blerë kartonin e tij”, u shpreh Carta.