Kërkohet memorial për shqiptarët e gjetur në varrezat masive të Serbisë
BKT
Lajme

Kërkohet memorial për shqiptarët e gjetur në varrezat masive të Serbisë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka nisur një peticion me anë të së cilit kërkon ndërtimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë.

Meqenëse as dy dekada pas këtyre krimeve Serbia as nuk ka kërkuar falje e as që ka pranuar të nderohen viktimat civile, këtë çështje deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë thotë se do ta ngrisë edhe në Kuvendin e Serbisë.

Për këtë çështje ka tetë vjet që kërkesa është bërë nga zyra e fondit për të drejtën humanitare në Kosovë e Serbi por asnjëherë nuk është kthyer përgjigje.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i thanë Klan Kosovës se e përkrahin peticionin e Kamberajt dhe se një memorial duhet të jetësohet sa më parë.


MË SHUME NGA Lajme