Prokurori i dyshimtë i EULEX, Cecerelli, shpërblehet nga BE
BKT
Lajme

Prokurori i dyshimtë i EULEX, Cecerelli, shpërblehet nga BE

Prokurori Danilo Ceccareli i cili përmendët në hetimin parlamentar të parashtruar nga Malkolm Simons shpërblehet me pozitën si Zëvendës Kryeprokurorë Evropianë.

Është befasuese se si Danilo Ceccareli tani po shpërblehet me një pozitë të lartë në Prokurorinë Publike Evropiane, për shkak të dëgjueshmërisë dhe punës së tij që kishte kryer gjatë kohës kur ai ishte duke punuar në Misionin për sundim të rendit dhe Ligjit EULEX.

Në nëntor 2020 bazuar në një propozim të Kryeprokurorit Evropian Laura Kӧvesi, Zëvendës Kryeprokurorët Evropianë u zgjodhën me votim të fshehtë nga 22 Prokurorët Evropianë, së bashku me Kryeprokurorin Evropian, formojnë Kolegjin e EPPO. Zëvendës Kryeprokurorët Evropianë emërohen për 3 vjet.

Si reagim ndaj emërimit të tij, Danilo Ceccarelli komentoi: “Si Zëvendës Kryeprokuror Evropian, unë do të transferoj praktikën time afatgjatë si një prokuror kombëtar dhe ndërkombëtar në të mirë të EPPO. Përvojat e mia në mjediset multi-kulturore vendase dhe ndërkombëtare, duke hetuar dhe organizuar rastet komplekse dhe operacione në shkallë të gjerë. Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për të mbështetur pavarësinë e EPPO.

Danilo Ceccarelli (53) është një gjyqtar italian që nga 1995 dhe ka punuar gjithmonë si prokuror i specializuar në krimin financiar, mashtrimin e taksave, korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Nga viti 2013 deri në vitin 2018, ai ishte Prokuror Ndërkombëtar me Misionin e BE-së EULEX në Kosovë.

Prokurori Danilo Ceccareli ka qenë Prokuror Special në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në Njësinë për krime financiare i cili kishte ardhur menjëherë për të zëvendësuar Prokuroren Speciale Maria Bamieh në vitin 2013 pasi ajo ishte larguar.

Në vitin 2012 Prokurorja Speciale Maria Bamieh kishte raportuar raste të keqpërdorimit dhe korrupsionit brenda misionit të EULEX-it gjatë kohës kur ajo ishte duke punuar në misionin e EULEX-it. Një hetim për këto pretendime dhe akuza kishte filluar nga Njësia e Task Forcës Anti-Korrupsion e cila njësi ishte krijuar nga fund të vitit 2013 nga BE-ja. Ky hetim kishte përfshirë Francesko Florin dhe punonjës dhe persona të tjerë të involvuar në këto pretendime.

Por në qershor të vitit 2015 Prokurori Special Danilo Ceccareli me një njësi speciale të EULEX-it dhe të Karabinereve Italian me urdhër të Shefit të Misionit Gabriel Meucci bëri një bastisje në Njësinë e Shefit të Inteligjencës Michael Rawlinson ku kishin thyer sefin dhe i kishin konfiskuar të gjitha dokumentet dhe dëshmitë të cilat gjendeshin në atë sef.

Maria Bamieh e kishte kritikuar edhe Përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Frederika Mogherini duke thënë se ajo e kishte mbështetur Shefin e Misionit Italian z. Meuccin.

Edhe Presidenti i Asamblesë të Gjyqtarëve të EULEX-it kishte kritikuar Zonjën Mogherini dhe EULEX-in po ashtu gjatë raportimit të tij për keqpërdorime brenda misionit.

Siç duket Prokurori Danilo Ceccareli tani po shpërblehet me një pozitë të lartë në Prokurorinë Publike Evropiane, ashtu siç ishin shpërblyer edhe zyrtarë të tjerë të misionit pas vendimeve që kishin marrë në dobi të misionit.

Emisioni “Udhëve” RTK ka marë informatë se Prokurori Danillo Ceccareli tani zëvendës Kryeprokuror Evropian është i përfshirë  po ashtu edhe ne deklaratën e detajuar të z. Malcolm Simons të datës 01/12/2020 e cila i është dorëzuar komisionit parlamentar të Kosovës, i cili do të dëgjojë pretendimet e z. Malkolm Simons në lidhje me keqpërdorimet që kishin ndodhur në disa raste të caktuara gjatë kohës kur ai ishte President i Asamblesë të gjyqtarëve të EULEX-it.

MË SHUME NGA Lajme