08:35 / 03.12.2020
Pirlo: Nuk mund të dominosh gjithmonë
Juventusi mundi Dinamo Kievin 3-0, megjithë njëzet minuta vështirësi midis fundit të pjesës së parë dhe fillimit të pjesës së dytë. Por, kjo gjë nuk e shqetëson trajnerin e bardhezinjve, i cili e sheh si diçka normale të vuash në periudha të caktuara.
“Nuk mund ta kesh gjithmonë topin, ndonjëherë edhe mund të vuash – është normale, ata u përpoqën të gjejnë barazimin. Unë kurrë nuk kam parë një ekip të dominojë për 90 minuta. Ndodh që ju duhet të mbroni, unë jam i kënaqur me qasjen mendore të djemve dhe që kemi fituar”, ka theksuar Andrea Pirlo.























