12:17 / 03.12.2020
Gjykata e bllokon konkursin për drejtor të Policisë, shkak padia e Qalajt
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta bllokojë përkohësisht konkursin e shpallur për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Ky vendim për vendosjen e masës së sigurisë është marrë pas një seance, është thënë në njoftimin e gjykatës.
Si pasojë, konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Policisë është mbyllur dje, sipas kërkesës së ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. Ky vendim i gjykatës vjen pasi Qalaj kishte ngritur padi ndaj Qeverisë për shkarkimin që i ishte bërë, duke kërkuar pezullimin e konkursit për drejtor të ri. Rashit Qalaj ishte shkarkuar nga detyra e shefit të Policisë para disa javësh./epoka e re/























