Zeka: Përpjekje serioze për të shmangur pengesat ekonomike
Arian Zeka, përfaqësues i OEAK-së, foli për ligjin për rimëkëmbjen ekonomike që do të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.
Ai për RTK deklaroi se tani, në këtë situatë, ky duhet të jetë prioriteti kryesor në sanimin e dëmeve nga pandemia.
”Masat e propozuara nga PDK e plotësojnë më tej ligjin e do të duhej të organizohej debat më të gjerë, por tani jemi në një situatë që ky projektligj nuk ishte i mirë, por, në anën tjetër, nuk kishte plotësime të duhura, etj”, deklaroi ai.
Më tej, Zeka sqaroi se për rimbursimin për mjetet e tërhequra nga Trusti, ata që kanë me pak se 10 mijë euro nuk ishte aq e qëlluar, nuk ishte e mjaftueshme për rimbursimin, sepse nuk kishte trajtim të barabartë
“Tani, vonesa e projektligjit duket se është evidente, por sikur të ishte votuar ma herët këto biznese do të kishin më lehtë , por tani jemi në fund të vitit dhe, me gjasë, do të votohet dhe do të ketë lehtësime në mbijetesën e bizneseve, sidomos tani kur është situatë e rëndë me COVID, afati i ligjshmërisë është kohë e shkurtë deri në vitin 2021” shtoi Zeka.
Tutje, Zeka sqaroi se në të kaluarën me aprovimin e projektligjit për vitin përkatës, partitë kanë qenë në nivel të detyrës, por shpresoj që edhe këtë vit do të kenë njësoj nivelin e angazhimit të punës.
Ai, ndër të tjera, shtoi se viti 2021 mund të ketë vështirësi ekonomike, ringjallja ekonomike do të jetë e vështirë, këtë e parashikojnë insititucionet ndërkombëtare ekonomike, por, megjithatë, shpresojmë se ekonomia të jetë stabile, që ne të demonstrojmë ritëm më të shpejtë në normën e rritjes ekonomike, më të madhe se në 2019.
Ai, ndër të tjera, foli edhe për ndërkombëtarët që, sipas tij, ata thonë se ne do te kemi rritje në normën 4%, por varet në serioziotetin e qasjes ekonomike.
”Nëse miratohet ligji, atëherë do të ketë stabilitet, nëse projektligji do të hyjë në fuqi sa ma shpejtë, sepse vonesa e masave do të sjellin vështirësi në zbatim në praktikë, nga bizneset, pensionistët etj”, deklaroi ai.
Tutje, Zeka foli edhe për rolin e SHBA-së në aspketin politik në vend, ku, sipas tij, marrëveshja e arritur ne Uashington mund të ketë ndryshime në zbatimin e tyre e kjo varet nga përkushtimi i SHBA-së në përmbushjen e zotimeve të marrëveshjeve atje, ndonëse tani është amulli, në pritje të pushteti të ri.
”Pres që, nëse jo në tërësi, në shumë pika do të kërkohet të implementohet nga Administrata e atjeshme, sidomos në infrastrukturën hekurudhore, në transportin mallërave etj”, deklaroi Zeka.
Më tej, për çështjen e Ujmanit ai shtoi se do të jetë temë e diskutimit edhe në pushtetin e ri në SHBA, edhe nëse nuk vazhdon ajo që është nisur, ndonëse mendoj se do të vazhdojë të ketë diskutim për këtë çështje.
”Edhe me ardhjen e Biden-it dialogu do të ketë interesmin mbi dialogun mes Kosovës e Serbisë, sepse është çështje e sigurisë dhe prosperitetit, që do të jetë edhe në foklus të BE-së”, deklaroi Zeka.RTKLive























