Asamblistja e PDK-së denoncon Haskukën: I dha para biznesit të babës
BKT
Lajme

Asamblistja e PDK-së denoncon Haskukën: I dha para biznesit të babës

Asamblistja e Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK’së, Sherife Balaj, ka publikuar një listë në të cilën konfirmohet dërgesë parash të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, ndaj biznesit të babait të tij, Daver Haskukës.

Shuma e parave nuk tregohet në listën në fjalë, mirëpo tregon për konfirmim bankar nga komuna në konton e biznesit të babait të të parit të Prizrenit.

Asamblistja në fjalë, listën e ka publikuar në ‘Facebook’-un e saj, teksa i ka thurur vargje komunës ku vepron.

“Bylbyl, ky shekull or e çast ndrrohet:
Bijnë poshtë të gjallet, e të vdekurit çohen;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Prizren mbahu sepse kjo ka me shku!

Po e përkthej shqip:

Emri i babait të vdekur i kryetarit të Komunës së Prizrenit, përfiton mjete nga Komuna në listën e shpallur për mbështetje të bizneseve.

Sipas listave të shpallura sot në web faqe të kk.rks-gov.net”, ka shkruar ajo, teksa ia ka bashkëngjitur fotografinë e listës.

Haskukës më parë iu është ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare.


MË SHUME NGA Lajme