17:39 / 03.12.2020
Kessie pranë nënshkrimit të kontratës së re me Milan
Franck Kessie është pranë nënshkrimit të kontratës së re me skuadrën e tij AC Milan, raporton “Calcio Mercato”.
Kontrata aktuale e 23-vjeçarit skadon në vitin 2022, por “Rossonerët” dëshirojnë ta mbajnë në radhët e veta edhe për dy vite tjera.
Milan shpreson nënshkrimin e marrëveshjes në janar të vitit të ardhshëm, ku edhe vetë Kessie ka shprehur dëshirë që të vazhdojë qëndrimin e tij në “San Siro”.























