21:33 / 03.12.2020
Tottenham barazon në Austri
Tottenham Hotspur nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim në fushën e LASK.
Ndeshja e luajtur në Austri ka mbaruar me rezultat 3-3.
Vendasit kanë kaluar në epërsi me golin e Peter Michorl, por e cila s'ka zgjatur shumë pasi Gareth Bale është treguar i saktë nga penalltia.
Mysafirët e kanë përmbysur rezultatin në 2-1 përmes Heung-Min Son, por vendasit sërish e kanë barazuar me golin e Johannes Eggesteinn.
Edhe një penallti është dhënë për anglezët, që Dele Alli e ka shndërruar në gol, mirëpo austriakët sërish e kanë barazuar me golin e Mamoudou Karamoko.























