22:58 / 03.12.2020
Milani fitore me përmbysje ndaj Celtic
Milani arriti një fitore spektakolare dhe me përmbysje 4-2 ndaj Celtic Glasgow-t në “San Siro”, e cila shërbeu për të siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Europa League.
Celitc ka udhëhequr 2-0 me golat e Tom Rogic dhe Odsonne Edouard, por Milan ka shënuar katër herë radhazi, duke bërë që rezultati në fund të jetë 4-2.
Hakan Calhanoglu, Samuel Castillejo, Jens Petter Hauge dhe Brahim Diaz janë shënuar në listën e realizatorëve për Milanin.























