Eriksen mund të befasojë me skuadrën e re
BKT
Sport

Eriksen mund të befasojë me skuadrën e re

Një emër i ri ka dalë në skenë. Arsenal kërkon shërbimet e Christian Eriksen. Ky ka qenë lajmi i dhënë nga mediet angleze, duke hedhur spekulimet e radhës.

Mesfushori danez nuk është në skemat e Antonio Contes tek Interi, teksa e kemi parë pak minuta në fushë. Kjo ka bërë që largimi të jetë thjeshtë çështje kohe, pasi niveli i lojtarit është i lartë.

Trajneri Arteta mendon se ai është i duhuri për të zgjidhur problemet në repartin e mesit të fushës, ku çalojnë ”Gunnersat” Vendimtare do jetë dëshira e Eriksen, me afatin kalimtar të janarit që është në prag.