Ramadani: S’jam i kënaqur me barazimin ndaj Feronikelit
BKT
Sport

Ramadani: S’jam i kënaqur me barazimin ndaj Feronikelit

Prishtina dhe Feronikeli kanë ndarë nga një pike në ndeshjen hapëse të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Takimi i zhvilluar në “Fadil Vokrri” është mbyllur në menyrë të barabartë 0:0.

Në këtë ndeshje vlen të cekët së në minutën e 13-të Sabien Lilaj ka humbur penallti, pas një pritje të mrekullueshme nga Ilir Avdyli

Pas ndeshjes kryetrajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani në intervistë për “Art Sport” nuk është ndarë i kënaqur me barazimin.

“Nuk jemi të kënaqur nga rezultati, nuk duhet të themi se kemi luajtur keq por jo i kënaqur me rezultatin. Këtë ndeshje e kemi pasur në dorën tone por e humbëm penalltinë dhe kjo pike e arritur është meritë edhe e Feronikelit pasi kanë arritur të mbrohen mirë”, tha fillimisht Ramdani, transmeton Sheshi.

“Mendoj që është meritë e kundërshtarit, por mendoj edhe që Leo kishte një pauz të gjatë dhe kjo i ka bere qe ai mos të paraqitet në mënyrën ma të mirë. Oto John erdhi nga lëndim dhe pësoi sërish lëndim por në këtë ndeshje vlen të ceket edhe paraqitje e mirë e kundërshtarit”.

Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 25 pikë. Ndërsa, Feronikeli në pozitën e pestë me 20 pikë.