“Liria ka emër”, Rama poston foton e dy ish-presidentëve të Kosovës

“Liria ka emër”, Rama poston foton e dy ish-presidentëve të Kosovës

Në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka postuar një fotografi të dy ish-presidentëve të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

Krahas fotos, Rama shkruan:

“Liria ka emër! Shqipëri-Kosovë”.

Fushata “Liria ka emër” ka filluar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Kësaj fushate i janë bashkuar edhe liderë të tjerë politikë nga gjithë trojet shqiptare.