19:55 / 05.12.2020
Kryeministri Hoti ua uron besimtarëve katolik natën e Shën Nikollës
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ua ka uruar festën e Shën Nikollës besimtarëve të krishterë.
Hoti, përmes ‘Facebook’-ut, ka përkujtuar vetitë që mbart kjo festë, teksa ka dhënë një urim për të gjithë komunitetin katolik.
“Besimtarëve të krishter, dhe të gjithë atyre që e festojnë natën e shën Nikollës (Shënkollit), ua urojmë këtë festë të ngrohtësisë dhe afërsisë familjare, festë të flijimit e sakrificës dhe mbi të gjitha festë e bamirësisë dhe kujdesit për të varfër dhe për nevojtarë.
Zoti ju bekoftë dhe ju ruajt të gjithëve!”, thuhet në njoftimin e Hotit.























