Lidhja dhe ruajtja e identitetit kombëtar në botë
Aktiviteti ynë është ta ruajmë identitetin tonë kultutor e gjuhësor kudo nëpër botë.
Kështu deklaroi Tefik Merovci, sekretar i Lidhjes Shqiptare në Botë, në emisionin “Aktual” në RTK.
Ai, ndër të tjera, shtoi se Lidhja Shqiptare në Botë,dega në Gjermani, organizon aktivitete të ndryshme kulturore për ta ruajtur gjuhën, kulturën, identitetin tonë këtu.
“Për shkak të pandemisë, nuk mundëm të bëjmë aktivitete të ndryshme kulturore e arsimore”, deklaroi Merovci.
Veç tjerash, ai shtoi se kontakte me vendlindje në forma të ndryshme, duke filluar me gazetarë, sikundër keni bërë ju, e kështu me radhë, duke bërë të mundur dërgimin e librave, por edhe të mësuesve të kualifikuar për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë, do të ishte me interes në ruajtjen e identitetit tonë në botë.
Në kuadër të këtij emisioni u trajtua edhe botimi i një vepre poetike të mësuesit krijues, Jahir Bashota.
Ai deklaroi se si mësues është një misioni yni që t’i bartim vlerat tona të mirëfillta kombëtare në ruajtjen e identitetit tonë kudo nëpër botë.
“Përmes vargjeve të mia shpreh copërat e shpirtit tim për mallin e dashurinë për atdheun, si thirrje për bashkim kombëtar”, deklaroi Bashota.RTKLive























