Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, rimbursimi i Trustit
Shkaqet për vonesën e miratimit të këtij projektligji partitë politike justifikim mund të gjejnë, por shkaqet nuk janë të arsyeshme.
Kështu deklaroi prof. Muhamet Mustafa, këshilltar i lartë në Institutin Riinvest në emisionin “Studio e hapur” në RTK.
Ai, më tej, kritikoi opozitën në mosaprovimin e këtij ligji muaj më parë, por edhe pozitën në mosshkathtësinë e saj në gjetjen e gjuhës së përbashkët në miratimin sa më shpejtë të këtij ligji.
Lidhur me efikasitetin e këtij ligji për rimëkëmbjen ekonomike me plotësimin e disa neneve në kuadër të këtij ligji nga ana e PDK-së, prof. Mustafa deklaroi se sado i plotësuar të jetë ky ligj, efekisaiteti zbatimit të saj do të jetë jo dhe aq me ndikim në zbutjen e krizës ekonomike.
“Miratimi i ligjit për rimëkëmbjen ekonomike në propozimin me 200 mil. euro për bizneset dhe me nga 300 euro ndihmë për punëtorët e largaur nga puna, sado afirmative, nuk do të jetë pozitive në tejkalimin e krizës ekonomike, sepse është miratuar vonë”, deklaroi prof. Mustafa.
Ai foli edhe për fondet që Kosova ka mungesa të mëdha në sanimin e gjendjes ekonomike.
Veç tjerash, prof. Mustafa foli edhe për importin në Kosovë n֝ë kohë pandemie, ku, sipas tij, në fillim eksporti eshtë rritur 11%, ndërkohë që në import kemi rënie, ndërkohë që investime nga jashtë, sidomos në enrgji, kemi rritje.
Ndërkaq lidhur me sistemin bankar, prof. Mustafa shtoi se sistemi bankar është i qëndrueshëm, ngase, megjithë propozimet e FMN që të ketë moratorium, të zgjatet afati i kredive, që kthimi i kredisë të pushojë derisa është COVID-19, në Kosovë kjo nuk ka ndodhur.
“Bizneset nuk kanë kërkuar mjete pa kthim, këtu qeveria nuk ka qenë jo fort e vëmendshme e as Banka Qendrore, që bizneseve t’u ndihmohet, prandaj bankat private duhet të bashkëpunojnë që të jenë të vëmendshme në ndihmën e ekonomisë së vendit”.RTKLive























