14:51 / 07.12.2020
Trippier drejt rikthimit në Angli, e kërkon Manchester United
Kieran Trippier mund të rikthehet sërish në Premer League.
Mbrojtësi 30-vjeçar ka ende admirues te klubet e mëdha angleze, me Manchester United që është në krye të ekipeve që e duan për sezonin e ardhshëm.
Solskjaer kërkon lojtarë me eksperiencë për mbrojtjen dhe dëshiron alternativa të vlefshme për krahun e djathtë, ku aktualisht ka vetëm Wan-Bissakan.
Trippier ka një kontratë deri në 2022-shin me Atletico Madrid dhe drejtuesit spanjollë nuk do të bënin rezistencë ndaj një oferte prej 20 milionë eurosh në verën e ardhshme./SS























