Shorti i Botërorit 2022, Kosova në grup Spanjën, Shqipëria me Anglinë
Në Cyrih është hedhur shorti i kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2022, në Katar.
Kosova në grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, ndërsa Shqipëria është vendosur në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë
Ja grupet
Grupi A, Portugali, Serbia, Republika e Irlandës, Luksemburg
Grupi B, Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosova
Grupi C, Itali, Zvicër, Irlanda e Veriut, Bullgaria,
Grupi D, Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnja, Kazakistan
Grupi E, Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusi, Lituani
Grupi F, Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Farore, Moldavi
Grupi G, Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Latvia, Gjilbratar
Grupi H, Kroacia, Sllovaki, Rusi, Sllovenia, Qipro, Malta
Grupi I, Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorra, San Marino
Grupi J, Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtajn.
Ndeshjet e para të grupeve të luhen më 24-25 mars të vitit 2021. Botërori në Katar, i pari që do të luhet në dimër, do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të vitit 2022.























