Mos e hidhni verën e hapur që ju ka mbetur,mënyra për ta përdorur në shtëpi
Keni hapur një shishe vere, por nuk keni arritur ta mbaroni? Për të mos e derdhur në lavaman, po ju tregojmë 6 truke për ta ricikluar.
Edhe nëse nuk ju ka pëlqyer si shije, për diçka do t’ju shërbejë.
1. Për të hequr yndyrën
Meqenëse vera e bardhë prishet më shpejt nëse e keni hapur shishen, mund të realizoni me të një solucion për të hequr yndyrat nga sipërfaqet.
Përziejeni me sodë buke dhe aplikojeni në zonat me njolla yndyre për të marrë një rezultat perfekt.
2. Si ‘pleh’ për bimët
Duket e pabesueshme, por vera shërben si një ushqyese e mirë për bimët. Vera e kuqe e mbetur në fundin e shishes është një fertilizues natyral, pasi bakteret e saj të mira hyjnë në kontakt me terrenin, duke bërë që lulet në kopsht ose vazo të jenë plot jetë.
Por duhet të kontrolloni lagështinë, ndonjëherë duhet të ndërhyni me produkte të thata si kartoni për ta kompensuar.
3. Si një kurth për mushkonjat dhe mizat e frutave
Nëse ju grumbullohen miza dhe mushkonja të vogla tek vendi i frutave në kuzhinë, mbani pranë tyre një enë të vogël me verë ku keni hedhur disa pika detergjent enësh.
Mbulojeni enën me qese plastike në të cilën do të hapni vrima mjaftueshëm të mëdha për të hyrë mushkonjat.
























