Modriq drejt marrëveshjes së re me Realin
BKT
Sport

Modriq drejt marrëveshjes së re me Realin

Luka Modriq po shkon drejt arritjes së një marrëveshjeje të re me Real Madridin, sipas pohimeve nga mediumi spanjoll AS.

Përfaqësuesit të Kroacisë do t’i skadojë kontrata në verë të vitit 2021, dhe pavarësisht që i ka 35 vjet, Mbretërit ende besojnë se ai mund të kontribuojë shumë.

Ish-Topi i Artë ka hyrë në sezonin e tij të nëntë me madrilenët, me të cilët mes shumë trofeve e fitoi katër herë atë të Ligës së Kampionëve.