Këndi i Kurajos të hapet edhe në institucionet tjera
BKT
Lajme

Këndi i Kurajos të hapet edhe në institucionet tjera

Kohëve të fundit është promovuar një aktivitet në Kuvendin e Kosovës në emërtim Këndi i Kurajos, që përmes kësaj nisme ka synime që të përhapet edhe në institucionet tjera të vendit.

“Në fakti diskutime për këtë aktivitet me Donikën kemi diskututar para 3-4 vjetësh,kur gratë e mbijetuara nga lufta kanë arritur ta mposhtin dhiumbjen, ku përmes vuajtjeve të arrijnë ta shndërrojnë në kreativitet, përmes krijimeve artistike, duke punuar krijime vërtetë unike, ku secili punim a krijim bartte një mesazh", deklaroi Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës në "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK.

Tutje ajo shtoi se me zonjën Donika Kadaj Bujupi kemi biseduar sesi të mund të promovohen këto punime nëpër institucione të vendit, ku edhe mund të shihen dhe të tërhiqet vëmendja te të gjithë e që pastaj këto punime të jenë pjesë e protokolit që këto të mund të shfaqen edhe jashtë përmes vizitave të ndryshme, si krijime të grave të mbijetuara nga dhuna seksuale për t’u promovuar edhe në vendet e ndryshme.

"Si ide e nisur para tre vjetësh është arritur të konkretizohet vitin e kaluar, me angazhimin e zonjës Donika Kada Bujupi, deputete, ku është arritur të bëhet edhe një rezolutë që është bërë i mundur të kriojohet edhe Këndi i Kurajos", deklaroi ajo.

Më tej ajo shfaqi shpresën që ky aktivitet të zgjerohet edhe në ministritë tjera, në Presidencë, etj.

Ndërkaq, deputetja Donika Kada Bujupo, sqaroi idenë e fillimit të këtij aktiviteti ku sipas saj,  është quajtur Këndi i Kurajos, sepse në rend të parë, duke nisur nga gratë që kanë gjetur guximin për të përkrahur këtë aktivitet për të mposhtur paragjykimet mbi fatkeqësinë e tyre, që dikurë po mbizotëronte në shoqërtinë tonë.

"Ideja është që të kemi një memorje institucionale, sepse aktivitete në formë  panairesh kemi bollshëm, por jo në një format të tillë që të kemi një memorial", deklaroi deputetja Donika Kadaj Bujupi.RTKLive


MË SHUME NGA Lajme