09:42 / 08.12.2020
Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Komoran
Një person ka humbur jetën pas lëndimeve të marra nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Komoran.
Aksidenti ka ndodhur mes tre veturave.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngasësi i automjetit pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK dhe ka ndërruar jetë.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i automjetit mashkull kosovar dhe i njëjti si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.























