Ndryshimi i klimës në Kosovë
Edhepse ende nuk jemi në dimër, në fillim të dhjetorit ka pasur rënie të lehtë të borës, por pak më shumë reshje shiu, mjaftueshëm, pastaj kemi pasur diku -8 gradë, por jo shumë gjatë, ndonëse nuk parashihet reshje bore në viset e ulëta përveç në viset malore.
Kështu deklaroi Besim Aliu, udhëheqës i Insitutit të Meteorologjisë në Kosovë, në emisionin “Aktual” në RTK, ku është trajtuar për arsyet pse ndodhë kjo në Kosovë, fjala vjen, ndryshimet e klimaterike, mungesa e borës në dimër, metodat e aplikuara dikur e sot në parashikimin e motit, etj.
Në studio për të diskutuar për këto çështje është ftuar edhe Valbon Bytyqi, ligjërues lëndës Klimatologjia aplikative, i cili, në cilësinë e ekspertit të gjeografisë fizike, diskutoi për arsyen e mungesës së reshjeve të borës, që, sipas tij, nuk janë formuar kushtet meteoroligjike për rënie të borës, sepse për të rënë borë duhet të ketë disa kondita të caktuara, në varësi të kushteve tjera gjeografike për të dalë te disa aspekte tjera të klimës.
Në pyetjen se pse në kohë dimri ende nuk po shohim borë, por edhe temperaturat nuk janë aq të ulëta, siç është karakteristikë e e motit në dimër, sikur janë përzier stinët, Besim Aliu sqaroi se edhe pse ende nuk jemi në dimër, në fillim të dhjetorit ka pasur renie të lehtë të borës, por pak më shumë reshje shiu, mjaftueshëm, pastaj kemi pasur diku -8 gradë, por jo shumë gjatë, ndonëse nuk parashihet reshje bore në viset e ulëta përveç në viset malore.
Më tej ai shtoi se nesër do të kemi sërish reshje, me intensitet më të shtuar, por jo në fusha barike do të kemi rënie mënyrë të dendur.
“Klima është ne gjendje mesatare e moteve, që duhet analizuar për një periudhë të gjatë më shumë se 20 vjetë, që pastaj të nxjerrim mesataret e këtyre viteve, psh. nëntori është muaji i reshjeve në Kosovë, por këtë vit nuk kishte reshje fare, që është një perjashtim, prandaj në meteorologji, në klimatologji, ekzistojnë ndryshime që janë periodike dhe jo peroidike”, dekaroi gjeografise fizike, deklaroi Valbon Bytyqi.
Tutje ai shtoi se aktualisht, per t’u kthyer te çështja e borës dhe klima e pazakontë e në ndryshueshmerinë e motit, ka të bëjë me relacionet që kanë zonat barike, që kontrollojnë gjendjen e motit në Evropë, që mund të thuhet se në viset e ulëta në Kosovë borë nuk do të ketë edhe 2-3 javë.
Për fund ekspertët e fushës klimatologjike rekomanduan institucionet lidhur me klimën që te ruhen pyjet, te ruhet natyra, që janë ekuilibër i amtosferës dhe duhet të gjenden rrugë alternative në prodhimin e energjisë elketrike, por edhe kujdesi në përdorimin e veturave, pastaj të niset me ndertimet të trmavajeve, etj.RTKLive























