`Invalidët civil të luftës po diskriminohen, mbetën në mëshirën e fatit`
SHPCM Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat shprehet e shqetësuar për gjendjen sociale e shëndetësore të kategorisë së Invalidëve Civil të Luftës, "kategorisë më të injoruar e diskriminuar nga ana e njerëzve të shëtit tonë".
Kjo shoqatë përmes rrjetit elektronik Facebbok thotë se kjo gjendje mund të shkaktojë edhe probleme të tjera dhe atëherë fajtor do të jenë njerëzit e institucioneve. Sepse kategoria e lartë theksuar, sipas Shoqatës, është duke u trajtuar, sikur të ishin kriminelët e luftës e jo që ishim vetëm fëmijë të këtij vendi.
Kjo kategori, sipas SHPCM Shoqatës së të Plagosurve Civil nga Minat, nuk u mbështet as në pandemi, ku qeveria mori vendin për mbështetje të shumë kategorive, kjo kategori nuk mbështetet as tani dhe mbetet në mëshirën e fatit.
Ja postimi i plotë i SHPCM Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat:
Sinqerisht jam i shqetësuar për gjendjen sociale e shëndetësore të kategorisë së Invalidëve Civil të Luftës, kategorisë më të injoruar e diskriminuar nga ana e njerëzve të shetit tonë, gjë që kjo gjendje mund të shkaktojë edhe probleme të tjera dhe atëherë fajtor do të jeni ju njerëz të institucioneve. Sepse kategorinë e lartë theksuar jeni duke e trajtuar, sikur të ishin kriminelët e luftës e jo që ishim vetëm fëmijë të këtij vendi.
Kjo kategori nuk u mbështet as në pandemi, ku qeveria mori vendin për mbeshtje të shumë kategorive, kjo kategori nuk mbështetet as tani dhe mbetet në mëshiren e fatit.
-Ministra dhe Deputet.
Perderisa ju paguheni nga taksat tona dhe pos pagese merrni dhe meditjet e juaja.
Po ju tregoj se me çfarë shume të pensioneve jetojnë personat e kategorisë së invalidëve civil të luftës.
Grupi me shkallë invaliditeti 40-60% 120€
Grupi me shkallë invaliditeti 61-80% 136€
Grupi me shkallë invaliditeti 81-100% 152€
Dhe janë kategoria me numër më të vogël se të gjitha kategoritë e tjera dhe trajtimi që u bëhet kêtyre personave, vërtet më zhgenjen dhe me bënë të mendojë se për këtë kategori nuk ekzistojnë institucionet, nuk ekziston as liria. Sepse ne jetojmë me dhimbje te trefisht veq dhimbjëve qe na i shkaktojë lufta.
Andaj, nëse vërtet do vazhdohet kështu ne nuk na mbetët tjetër veq se të dalim para qeverisë.
Ne shpresuam të mos vdesim duke shpresuar, por ne po vdesim duke mos e ndjerë mbështetjen e shtetit tonë, gjë që edhe gjaku jonë ishte një pikë ujitje e lirisë tê cilen sot të gjithë e gezojmë.
P.S. Ne asnjeher as tani, nuk jemi kundër mbështetjes të asnjë kategorie në vend. Por ne jemi kunder kêtijê krimi që jeni duke e bërë ndaj kësaj kategorie se vërtet nuk mund të quaj diçka tjetër pos krim. Por krim ndaj njerëzve të gjymtuar, ndaj njerëzve pa fuqi, ndaj një kategorie që e dini se nuk keni vota.
Të bashkangjitur gjeni teskstin e një nga shumë mesazhet që unë pranoj çdo ditë nga anëtarët e kësaj kategori që përfaqsoj e që i përkas dhe bashëndjej dhimbjet me ta.























