Vetëvendosje: 47 ditë nga vjedhja e 2 milionëshit, askush s`dha përgjegjësi
BKT
Lajme

Vetëvendosje: 47 ditë nga vjedhja e 2 milionëshit, askush s`dha përgjegjësi

Janë bërë 47 ditë nga vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Për këtë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo parti sot nëpërmjet një reagimi ka thënë se deri më tani askush nuk ka dhënë as dorëheqje dhe as përgjegjësi.

Njoftimi i plotë:

Kur partitë e vjetra kthehen paligjshëm në pushtet, ato përligjin dhe inkurajojnë krimin e organizuar në vend. Kështu kjo qeveri e paligjshme fillimisht nuk e parandaloi, e tash edhe 47 ditë pas ka dështuar të japë edhe përgjegjësinë më të vogël për vjedhjen e organizuar të më shumë se 2 milionë eurove nga kuleta e shtetit. Në vend se të forconte institucionet e drejtësisë, ajo e zhbëri procesin e vettingut. Në vend se të luftonte korrupsionin, ajo e zhbëri task forcën antikorrupsion. Në vend se t’i ndëshkojë shkelësit e ligjeve, ajo veçsa po i trimëron ata. Prandaj edhe në vend se të shtiret kinse po qeverisë, ajo duhet të shkojë.


MË SHUME NGA Lajme